Alma Bektashi peng i drejtësisë, këngëtarja e njohur ‘në hall’: Gjykatat shqiptare s’po më divorcojnë
Autori: Gazeta inFokus
18:31 | 16 July 2023
Këngëtarja shumë e dashur për ne, Alma Bektashi, që i dha fund martesës verën e 2021, është ndarë vetëm për publikun, por jo me letra. Gjykatat në Shqipëri nuk po e divorcojnë. Mes Kosovës dhe Tiranës, artistja ka ngecur në një proces civil që shtyhet prej dy vitesh. Seanca e radhës ju njoftua se do të mbahet në dhjetor.
“Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”.
Argumenti i gjykatës kësaj radhe ishte mos gjetja e një psikologu për fëmijët, që duhet të pyeten.
“Unë kam dëgjuar dhe kam parë që një divorc ndodh në pesë javë deri në gjashtë muaj. Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të shkojë dy vite. Në 4 dhjetor bëjmë një vit që ne nuk po gjejmë dot psikologe për djalin. Më e bukura është se kur të bëhet seanca e radhës, djali im do të jetë 17 vjeç dhe është 1 metër e 80 centimetër. Çfarë mund t’i thotë psikologia, ‘shpirt i vogël, ti do me mamin apo me babin’, se kjo është jashtë logjike”.
Për shkak të stokut të konsiderueshëm të çështjeve që presin, e nga tjetër për shkak të mungesës së gjyqtarëve, kohëzgjatja e gjykimit të dosjeve të divorceve, ka tejkaluar çdo afat të arsyeshëm. Për këtë arsye, në gjykata të ndryshme po vërehen padi të qytetarëve, të cilët deklarojnë se është shkelur afati i arsyeshëm i gjykimit.
“Nuk kam kurrfarë informacioni, as nuk e di si shkojnë gjykatat. Është hera e parë që ballafaqohem në gjykatë, nuk ma kishte marrë mendja ndonjëherë”./TopChannel

T� tjera
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
-
“Ku janë 100 mijë vendet e punës?”, Bajrami akuzon Qeverinë për propagandë – publikon shifrat e Trustit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Ambasada e Zvicrës: Marrëveshja me EFTA-n sjell mundësi të reja për bizneset kosovare
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka thënë se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes E...
-
Buxheti i vitit të ardhshëm, Murati: Fokusi te mbështetja e kategorive jashtë tregut të punës
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektbuxhetin e vitit të...
-
Kosova me nismë të re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, pas kritikave nga ndërkombëtarët
Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e S...
-
“Disiplinohu pak ministër”, Hoti i reagon Muratit gjatë debatit për buxhetin
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektbuxhetin, duke thënë se...
-
Për Ligj të ri për Specialen procedurat nisin nga zero, Cakolli: Nëse deri të hënën s’rrëzohet veto e Presidentes, ai që u votua s’vlen asgjë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpjeguar procedura...
-
Përfundon dita e dytë e vizitës së Krasniqit te familja, e kthejnë në EULEX
Jakup Krasniqi ka qëndruar edhe sot në Kosovë, ku ka vizituar familjen e tij ...
-
Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, arrestohen 8 persona
Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të l...
-
Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 20...


































