Lajme

Aliu viziton rrugën Mitrovicë – Zubin Potok ku pati shembje të dheut: Janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 20 January 2023

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të premten ka vizituar rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zubq, ku të enjten pati shembje të dheut, shkruan Gazeta Infokus.

Aliu ka njoftuar se kjo rrugë është pastruar nga kompania përgjegjëse.

“Kompania përgjegjëse e kontraktuar nga MMPHI, ka dalur në terren me ç’rast janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve”, ka shkruar Aliu.

-Advertisement-

Derisa ka bërë thirrja te qytetarët që te bëjnë kujdes dhe të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera