Lajme

Aliu për rrugën Prishtinë-Gjilan: Do të ketë sanim gjithëpërfshirës për gropat dhe rrëshqitjen e dheut

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 06 April 2023

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se më 31 mars kanë arritur marrëveshje me një kompani për mirëmbajtjen e plotë të rrugës Prishtinë-Gjilan.

“Segmenti është mirëmbajtur deri në Llabjan nga një kompani, tani kompania tjetër mirëmban pjesën tjetër. Përveç gropave në zonën e Liqenit të Badocit ka edhe rrëshqitje të dheut”.

“Tani do të kemi sanim gjithëpërfshirës, përfshirë gropat dhe dheun që rrëshqet”.

-Advertisement-

Aliu ka përmendur se do të ketë ndërhyrje edhe në urën që ndodhet te liqeni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera