Aliu njofton se do të ndalohen plotësisht disa lloje të qeseve të plastikës, disa do të bëhen me pagesë
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 07 September 2023
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në një konferencë për media bashkë me zëvëndës shefin e bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi dhe shefen e Bashkëpunimit në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Vera Baumann, i falënderoj ata për bashkëpunimin për eliminimin e qeseve të plastikës.
“I falënderoj edhe zyrën e BE-së edhe qeverinë Gjermane për ndihmën dhe bashkëpunimin qe kemi pasë dhe vazhdojmë ta kemi në politikat që kanë të bëjnë me ekonominë qarkore, në trajtimin e mbeturinave, e specifikisht në politikat që kanë të bëjnë me eliminimin e qeseve të plastikës si dhe me sistemin e rimbursimit të depozitës që ka të bëjë drejtpërdrejtë me shishet e plastikës, e që rezultuam në këtë udhëzim që është miratuar e që do të ketë drejtpërdrejt ndikim tek ambienti duke i eliminuar qeset e plastikës dhe duke eliminuar shihet e pastikës”, u shpreh ai.
Aliu tha se do të ndalohen plotësisht qeset e holla plastike, ndërkaq ato që do të lejohen do të kushtojnë 5 cent, përcjell Klankosova.tv.
“Në lidhje me pjesën e udhëzimit administrative që ka të bëjë me qeset e plastikës dua të informojë që do të kemi ndalim të prodhimit të qeseve të plastikës nga 0 deri në 25 micron, pra qeset e holla të plastikes që përdoren sot dhe mund të merren nëpër markete falas, do të ndalohen plotësisht, nga 0 deri në 25 micron do të lejohen vetëm qeset të cilat përdoren për frutat që nuk do t’i kenë mbajtëset, ndërsa qeset nga 25 deri në 50 micron do të lejohet përdorimi i tyre, do të kushtojnë 5 cent, por nuk do të lejohet të kenë logo të prodhuesve apo të kompanive të ndryshme”, u shpreh ai.
Të tjera
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot e pret në takim homologun e tij nga M...
-
Mot kryesisht i qëndrueshëm gjatë kësaj jave
Fillimi i javës parashihet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa ng...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...