Sport

Alisson Becker: Salah është i uritur për të arritur gjëra të mëdha me Liverpoolin

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 13 September 2020

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, është shprehur i kënaqur që në skuadër ka një bashkëlojtar si Mohamed Salah, shkruan Gazeta inFokus.

Gardiani brazilian po ashtu është ndarë i kënaqur me tri pikët e arritura pas një fitore drithërues ndaj Leeds Unitedit.

Liverpooli e nisi me fitore edicionin e ri të Premierligës, pasi të shtunën mbrëma në ‘Anfield’ mposhti me rezultat 4-3 ekipi e inkuadruar në Premierligë nga trajneri Marcelo Bielsa.

-Advertisement-

Mohamed Salah shënoi nga pika e bardhë në fund të takimit për të arritur Hat-trickun e tij dhe për t’i siguruar tri pikët e para kampionëve aktual të Anglisë.

Alisson pas ndeshjes tha se ylli egjiptian është i uritur për të arritur gjëra të mëdha me ‘The Reds’.

“Salah është i uritur, ai e ka filluar sezonin i uritur dhe unë jam i lumtur për shkak të kësaj. Ai është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm për ne. Kjo i jep atij besim dhe gjithashtu i shtyn lojtarët e tjerë të punojnë edhe më shumë” deklaroi Alisson.

Mohamed Salah me fanellën e Liverpoolit në 154 paraqitje ka shënuar 97 gola dhe ka asistuar 41 herë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera