Lajme

Ali Ajeti i kthehet Podujevës në bronz

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 17 February 2018

Në ditën kur Kosova po feston 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, qytetit të Podujevës iu shtua edhe një arsye tjetër për të festuar.

Në qendër të qytetit u vendos shtatorja e heroit, Ali Ajeti, shkuan Infokusi.com.

Zbulimi I shtatores u bë në një ceremoni  të organizuar nga komuna e Podujevës ndërsa përveç të ftuarve ishin mbledhur edhe qindra qytetarë.

-Advertisement-

Nëna e heroit, Ali Ajeti, kryetari i komunës, Agim Veliu dhe një bashkëluftëtar i Ajetit bërë zbulimin e shtatores.

Javë më parë në qytetin e Podujevës u vendosen edhe shtatorët e Zahir Pajazitit, Ilir Konushevcit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera