Lajme

Ali Ahmeti uron Abazoviqin: Na pret shumë punë

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 28 April 2022

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka uruar kryeministrin e zgjedhur të Malit të Zi. Dritan Abazoviq sonte mori besimin e parlamentit për të udhëhequr me qeverinë e këtij shteti.

“Lajm i bukur na vjen sot nga Mali i Zi, ku Dritan Abazoviç është zgjedhur zyrtarisht kryeministër i vendit mik”, shkroi Ahmeti në Facebook.

“Përgëzime të sinqerta dhe shumë suksese Dritanit, bashkë me të cilin na pret shumë punë në agjendën e përbashkët të zhvillimit dhe integrimit të rajonit.”, shtoi ai.

-Advertisement-

Për zgjedhjen e Qeverisë votuan 45 deputetë nga gjithsej 81 sa janë në Parlamentin malazias, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër.

Për kabinetin e Abazoviqit votuan deputetë të partive që përbëjnë Qeverinë nga Lëvizja Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste pro-Serbe (SNP), Partia Socialdemokrate (SDP) dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve, si dhe deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, i cili nuk ka përfaqësues në Qeveri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera