Lajme

Aleksandar Vuçiq thotë se në këto momente Lista Serbe po mban një takim me ambasadorët e QUINT-it në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 31 August 2024

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar nga Praga se përfaqësuesit e Listës Srpska aktualisht janë duke biseduar me QUINT-in në Prishtinë.

Ndërkaq, për aksionin e djeshëm në veri të vendit ku u mbyllën pesë objekte të komunave paralele, Vuçiq tha se është gjë e mirë që europianët dhe amerikanët kanë dënuar “sjelljen e Kurtit”.

“Ngadalë, por sigurt, e gjithë bota ka filluar të kuptojë se kush është ai që në të vërtetë dhe në thelb po krijon probleme”, tha ai.

-Advertisement-

Ai nuk beson se “BE-ja dhe SHBA-ja kanë diçka në dispozicion me të cilën planifikojnë të ndërmarrin veprime, duke shtuar se “fotografia që përmendi po bëhet gjithnjë e më e qartë në botë”.

Vuçiq pretendoi se nuk e kupton domethënien e aksionit policor, por tha se “beson dëshirën për të provokuar Serbinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera