Lajme

Aleanca proteston kundër bllokimit institucional: Shteti s’funksionon me dyer të mbyllura

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 26 August 2026

Kryesia e Aleancës, bashkë me Grupin Parlamentar, ka protestuar sot para Qeverisë në shenjë pakënaqësie ndaj, siç e cilëson, bllokimit institucional dhe uzurpimit të hapësirave që u takojnë institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Aleanca ka thënë se situata aktuale po pengon funksionimin normal të shtetit dhe institucioneve.

“Shteti nuk mund të funksionojë me dyer të mbyllura, me institucione të bllokuara dhe me hapësira të uzurpuara”, thuhet në mesazhin e Aleancës.

-Advertisement-

Kjo parti ka përcjellë mesazhin se institucionet e Kosovës duhet të jenë funksionale dhe të hapura për ushtrimin e përgjegjësive të tyre kushtetuese.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy