Lajme

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 22 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën e sotme parlamentare janë diskutuar një sërë çështjesh politike dhe me interes publik, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haxhiu ka theksuar Kuvendit i është rikthyer gjallëria dhe se gjatë seancës pati deklarime nga grupet parlamentare, si dhe shkëmbim të pyetjeve dhe përgjigjeve mes deputetëve dhe kabinetit qeveritar.

“Kuvendit po i rikthehet gjallëria. Në seancën e sotme u ngritën dhe u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik, përmes deklarimeve të grupeve parlamentare dhe shkëmbimit të pyetjeve e përgjigjeve mes deputetëve dhe kabinetit qeveritar. Gjatë seancës u formua komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), për katër pozita, dy për komunitetin shqiptar, një për komunitetin serb dhe një për komunitetet e tjera joshumicë. Si transmetues publik RTK-ja duhet të ketë një bord të kompletuar dhe kuvendi do të angazhohet që procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të zhvillohet me kohë dhe në mënyrë transparente”, ka shkruar Haxhiu./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy