Albulena Haxhiu e humb edhe një rast në Gjykatë, ky është vendimi i fundit i Apelit
Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 27 April 2022
Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë Ndërmarrjes Publike Banesore kundër padisë së Qeverisë së Kosovës, për projektin e ndërtimit të një objekti shumëkatësh.
Në një aktvendim të nxjerrë sot, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore kundër padisë së Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Ambientit, për pezullimin e procedurave të ndërtimit të objektit shumëkatësh në Lakrishtë.
“Sot kemi pranuar vendimin edhe prej Gjykatës së Apelit lidhur me pretendimet joprofesionale dhe të motivuara politikisht të Ministrisë së Drejtësisë karshi NPB-së”, njoftoi NPB-ja të mërkurën përmes një komunikate për media.
“Përmes këtij vendimi u vërtetua ajo që kemi thënë që në fillim lidhur me projektin tonë të ndërtimit – ai është tërësisht i ligjshëm”, thuhet në njoftim.Në muajin shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë e rrëzoi padinë e Qeverisë së Kosovës kundër Ndërmarrjes Publike Banesore.
Projekti për objektin afaristo-banesor në “Lakrishtë”, i cili është iniciuar nga NPB-ja dhe do të ndërtohet në partneritet publiko-privat, ishte pezulluar pas padisë së ushtruar nga Ministria e Ambientit.Vendimin për pezullim e kishte nxjerrë Ministria e Ambientit në muajin tetor të vitit të kaluar, pas dyshimeve të ngritura për shkatërrim mjedisor përmes azbestit, gjatë rrënimit të objekteve që ndodheshin në pronën e NPB-së.
Asbesti është një material që gjendet në pothuajse të gjitha ndërtesat e vjetra në kryeqytet.Kontrata, përmes Avokaturës Shtetërore, është dërguar me Kallëzim Penal në Prokurori Speciale e cila veten e ka shpallur jo kompetente dhe është iniciuar rast në Gjykatën themelore për anulimin e kontratës.
Të tjera
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...