Lajme

Albulena Haxhiu: Do të angazhohemi për drejtësinë për të gjithë viktimat e krimit

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 26 September 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 vjetorin e masakrës në fshatin Abri e Epërme të Drenasit, ku u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se krimet e luftës në Kosovë janë plagë për të cilat drejtësia është e vetmja rrugë që të zbehë sado pak dhimbjen për ta.

“Do të angazhohemi për drejtësinë për të gjithë viktimat e krimit, duke kujtuar e përkujtuar secilën ngjarje tmerruese të cilën e përjetoi populli shqiptar nga regjimi i Serbisë”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Sot, në Abri përkujtojmë viktimat e një masakre të tmerrshme që ndodhi 24 vite më parë.

Fëmijë, gra, të rinjë, pleq, asnjërit prej tyre nuk iu kursye jeta nga xhandarmëria serbe, e cila kishte nisur spastrimin etnik, në cak rajonin e Drenicës, për të vazhduar gjithandej trojeve të Kosovës, me sulme veçmas ndaj popullësisë civile, të pambrojtur.

Krimet e luftës në Kosovë janë plagë për të cilat drejtësia është e vetmja rrugë që të zbehë sado pak dhimbjen për ta.

Do të angazhohemi për drejtësinë për të gjithë viktimat e krimit, duke kujtuar e përkujtuar secilën ngjarje tmerruese të cilën e përjetoi populli shqiptar nga regjimi i Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera