Albin Kurti nuk e shkarkon Rakiqin siç kishte bërë Isa Mustafa me Jabllanoviqin
Autori: L.A 15:59 | 23 September 2021
Është dita e katërt që forcat e Policisë së Kosovës po qëndrojnë në Bërnjakë e Jarinje, për të mbajtur nën kontroll situatën e krijuar me rastin e vendosjes së masës së reciprocitetit në targa të automjeteve me Serbinë.
Prej ditësh, banorë lokal serbë kanë vënë barriera për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve në atë zonë.
Në mesin e tyre është parë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, shkruan Gazeta Infokus.
Bile në ditën e parë gjatë protestës, ai publikisht kishte kërkuar ndihmë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke i injoruar autoritetet shtetërore të Kosovës.
Ai gjatë protestës së qytetarëve serbë në atë pjesë të vendit ka thënë se ky është reagim i qytetarëve të shqetësuar për të ardhmen e tyre.
“Ky nuk është një aksion, ky është një reagim i njerëzve që janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre, për fëmijët dhe familjet e tyre. Pse dikush po heq të drejtën për lirinë e lëvizjes dhe shprehjes? Këto janë vlera evropiane, këtë na mësoi Bashkimi Evropian, dhe i bëj thirrje BE -së të përfshihet dhe të gjejë një zgjidhje. Ne gjithashtu informuam të Dërguarin Special Miroslav Lajçak dhe kërkuam ndihmën e BE-së. Dhe unë i bëj thirrje Presidentit Vuçiq të reagojë”, ka thënë ai.
Ndaj kësaj deklarate të Rakiqit përveç që u raportua në media nuk u morr asnjë veprim ndaj tij nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.
Ndryshe kishte vepruar ish-kryeministri Isa Mustafa, ndaj Aleksander Jabllanoviqit.
Arsyeja e shkarkimit të tij ishte pikërisht pasi ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, kishte nxitur reagime duke i quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, familjarë që kanë persona të zhduku, vetëm pse ata nuk i kishin lejuar pelegrinët serbë që ta vizitojnë kishën ortodokse serbe në qytetin e Gjakovës.
Deklarata e ministrit Jabllanoviq, çoi në protesta në disa qytete të Kosovës, të cilat kulmuan me protestat e dhunshme, që lanë pas dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale.
Ndërsa kujtojmë se Albin Kurti gjatë Qeverisjes së Kurti 1 kishte shkarkuar ministrin e Brendshëm, Agim Veliun, vetëm pasi kishte thënë në një intervistë se është “kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Avokati i Popullit: Të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...