Albin Kurti nuk e pranon rënien, thotë se janë të parët edhe në nivel komunal
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 18 October 2021
Kryeministri i Kosovës në një konferencë për media pas rezultatit të zgjedhjeve lokale ka thënë se është i kënaqur me atë se çfarë arriti partia e tij në këto zgjedhje.
Kurti ka thënë se VV-ja arriti të bëhej partia më e madhe parlamentare dhe pastaj edhe lokale, shkruan Gazeta Infokus.
“Jemi të kënaqur më këtë që kemi arritur. Para një dekadë kur kemi pasur përfaqësuesit e parë në institucion ishim të tretët brenda 10 vjetëve jo vetëm që jemi grup më i madh parlamentarë por edhe jemi subjekti më i madh se tri partitë e vjetra së bashku. Tash jemi të parët edhe sa përket zgjedhjeve parlamentare edhe sa për këtë zgjedhjeve lokale. Tash që jemi të parët na bënë më të kënaqur sepse kurrë nuk kemi qenë më të parët. Në balotazh synojmë fitore. Problemet lokale janë të natyrave të tilla. LVV-ja është dhe vazhdon të jetë subjekti më i madh në vend edhe në Kuvend e tash edhe në nivel lokal”, ka thënë ai.
Ndërsa sipas rezultatit preliminar të KQZ-së LVV-ja nuk ka arritur të fitojë asnjë komunë derisa në 12 prej tyre ka shkuar në balotazh.
Mirëpo kjo parti vazhdon të mbetet e para edhe në nivel lokal sa i përket numrit të votave./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...