Lajme

Albin Kurti në Gjermani propozon planin e tij për Ballaknin

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 14 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti është duke marrë pjesë në një konferencë të sigurisë në Mynih të Gjermanisë në një panel të përbashkët me Presidentin e Kosovës,Hashim Thacin, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama si dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Duke iu rikujtuar pjesëmarrësve në panel se si para 20 vjetëve ndihmuan Kosovën të qlirohet nga Serbia Kryeministri i Republikës së Kosovës, Kurti tha se sikurse Europa pas luftës sa dytë botërore, Ballkani ka nevojë për një MiniMarshall plan, shkruan Gazeta inFokus.

Plani Marshall ishte një plan ekonomik i hartuar nga Amerikanët pas përfundimit të luftës së dytë botërore për rimëkëmbjen e Europës së shkatërruar.

-Advertisement-

Rreth ideve të Kurti replik pati Vuçiq, mirëpo atij nuk iu dha fjala.

Përpos liderëve ballkanikë, në këtë takim janë duke marrë pjesë edhe liderë të vendev tjera europianë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera