Sport

Albin Kurti ndanë rrugët me Vushtrrinë

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 04 August 2020

Kanë filluar tashmë largimet nga skuadra e Vushtrrisë.

Ekipi kosovar nuk ka arritur të mbijetojë në Superligë dhe stinorin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Pas largimit nga elita, normalisht që kanë filluar edhe disa largime të lojtarëve të njohur nga klubi.

-Advertisement-

Portierit kosovar, Albin Kurti i ka skaduar kontrata me Vushtrrinë dhe me shumë gjasë do të largohet nga klubi i tij i “fëmijërisë”.

“Kontrata ime me klubin e fëmijërisë “FC Vushtrria” ka mbaruar dhe për momentin nuk është e sigurt se cila do të jetë e ardhmja ime. Kam kontakte me disa klube kosovare. E falënderoj klubin, kryesinë, bashkëlojtarët dhe të gjithë pjesëtarët tjerë – posaqërisht falenderim i veçantë për trajnerin e porierëve, Burim Sadiku që me punen e tij të palodhshme më ndihmoj shumë të rritem profesionalisht. Klubit i deshiroj suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen”, tha Kurti për ‘Blic Sport’.

Kurti ka qenë pjesë e skuadrës së Vushtrrisë që nga mosha 14 vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera