Lajme

Albin Kurti mendon se projektligji për dialogun duhet të hidhet në shportë

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 02 February 2019

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme po bën shqyrtimin e parë të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Deputeti, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, rreth këtij projektligji ka thënë se në tri pika ky dialog kthen Kosovën në pozicionet paraprake duke mos definuar qartë dialogun.

“Ky projektligj përgënjeshtron tri pozicione paraprake, thuhej se dialogun e udhëheq delegacioni e nuk qëndron se këtë e udhëheq presidenti dhe i jep të drejtë një personi jashtë Kosovës të udhëheq me dialogun, e dyta tregon se një instancë jashtë shtetit po përcakton dialogun tonë, delegacioni shtetëror i ka marrë 59 vota e jo 61, nuk e kanë as shumicën e thjeshtë dhe pozicioni i tretë që përgënjeshtrohet është që opozita udhëheq me dialogun”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Kurti ka shtuar se ky projektligj është i pavlefshëm dhe duhet të hidhet në shportë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera