Lajme

Albin Kurti: Ky është shekulli i shtet-ndërtimit për Kosovën

Autori: Ermirë Berisha 20:47 | 02 March 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, Fondin e sigurisë e ka konsideruar si një nga përbërësit më të fuqishëm të themeleve të së ardhmes së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

I pari ekzekutivit përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se ky shekull është shekulli i shtetndërtimit.

“Historia jonë ka qenë gjithnjë artikulim i ndjenjës së lirisë ndër njerëzit tanë. Çdo familje e jona e ka prekur sakrificën. Populli ynë e di më shumë se kushdo tjetër se çdo arritje duhet të sigurohet. Nëse shekulli i shkuar ishte ai rezistencës, shekulli XXI është shekulli i shtetndërtimit. Ai e di se dialektika e historisë sonë ka kaluar nga rezistenca te liria, nga liria te siguria. Sikurse e di edhe se pa ushtri cilësore dhe pa popull aktiv, asnjë projekt nuk është i sigurte”, shkroi Kurti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera