Lajme

Albin Kurti komenton deklaratën e Dick Marty se është planifikuar sulm kundër tij nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 12 April 2022

Në një konferencë për media kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e Dick Marty se është planifikuar sulm kundër tij nga Serbia, duke thënë se kësaj radhe ai nuk është autor, por protagonist, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu ai tha se shteti i Kosovës e ka ditur kush është Serbia dhe se një gjë e tillë duhet të diskutohet nga shtetet e QUINT në Beograd dhe BE-ja me presidentin serb, sepse sipas tij kjo është një akuzë e jashtëzakonshme.

“Sa i përket çështjes Marti ku kësaj radhe ai nuk është autor për por protagonist, mund të them që shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia. Mirëpo, unë shpresoj e uroj që QUINT-i në Beograd, Bashkimi Evropian në përgjithësi ta ngrisin këtë çështje me presidentin atje dhe me të gjitha organet shtetërore sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme e cila i tejkalon çfarëdo përmasash individuale, e përfshin një shtet të tërë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Ndërkaq, i pari i ekzekutivit tha se Shërbimi Sekret i Serbisë ka vrarë shumë patriot e veprimtarë shqiptarë, duke thënë se këtë mënyrë të punës së mbrapshtë serbët e kanë ushtruar ndër dekada.

“Ju e dini se Shërbimi Sekret i Serbisë gjatë viteve 70-ta, 80-ta, jo vetëm të 90-ta ka vrarë shumë patriot, shumë veprimtarë shqiptarë andaj këtë mënyrë të punës së tyre të mbrapshtë ata e kanë të ushtruan ndër dekada, ndër ata që u vranë ju e dini që janë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, pra prindi dhe xhaxhai i ministres tonë të Jashtme dhe Kadri Zeka e deri te Enver Hadri e shume të tjerë”, ka thënë kryeministri i vendit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera