Lajme

Albin Kurti emëron zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 02 June 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së mërkurë ka emëruar Liza Gashin zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmi është bërë i ditur në një komunikatë për media.

“Znj. Gashi ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës edhe në Qeverinë Kurti I. Kryeministri e ka uruar znj. Gashi për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet në komunikatë. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera