Lajme

“Albin Kurti e tradhtoi Murat Jasharin për disa vota më shumë”

Autori: Hateme Smajli 20:10 | 18 January 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po akuzohet se tradhtoi Murat Jasharin duke e përkrahur publikisht Vjosa Osmanin si kandidate për Presidente.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për Gazetën inFokus, nënkryetari i Partisë Fjala, Avni Çakmaku, i cili ka thënë se arsyeja e kësaj tradhtie ishte për disa vota më shumë.

Kjo sipas tij është edhe arsyeja pse, Kurti, u bashkua me Vjosa Osmanin dhe e bëri atë pjesë të listës së VV-së dhe zyrtarisht edhe kandidate për presidente.

-Advertisement-

“Për disa vota më shumë Kurti u bashkua me Vjosa Osmanin dhe e quajti edhe presidente duke e harruar e tradhtuar Murat Jasharin”, ka thënë ai.

Këtë deklaratë, Çakmaku e bëri pasi Kurti e kishte përmendur më herët gjatë debatit për presidentin, se kishin insistuar që pozita e presidentit nuk duhet të jetë figurë partiake, por duhet të jetë figurë që unifikon spektrin politik.

Si emër ishte përmendur edhe Murat Jashari.

Për më shumë ndiqni intervistën në vazhdim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera