Albanian Eagle në Kampionatin Botëror të Rafting
Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 24 July 2018
Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafting “Albanian Eagle” është duke garuar në Kampionatin Botëror të Rafting. Shqipëria përfaqësohet në kategorinë R4 – U23 (të rinjtë nën 23 vjeç) në disiplinat downriver (zbrijte në lumë), slalom (zbritje me pengesa) dhe garat H2H (kokë më kokë) me kapiten skuadre Murat Mamurani dhe sportistët Ergi Opingari, Ameda Kuqo, Edison Daja, Ali Spathara dhe Pirens Zhara.
Danilo Barmaz, president i Federatës Botërore të Rafting (WRF) tregon se më të mirët e botës janë mbledhur në Itali për të garuar. Më shumë se 35 ekipe, nga 15 vende pjesëmarrëse, do të garojnë në lumin Dora Baltea fillimisht në Villeneuve (Aosta) dhe më pas në stadiumin Canoe të Ivrea. WRF, pas arritjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Federatën Ndërkombëtare të Kanotazhit (I.C.F), në 2018 u bë anëtare zyrtare e I.C.F dhe është pikë referimi për rafting në mbarë botën. Partneriteti me I.C.F është i rëndësishëm për sigurinë afatgjatë të rafting dhe renditjen e mundshme në ngjarjet multi-sportive, duke përfshirë Olimpiadën, në vitet e ardhshme.
Zamo Spathara, president i Federatës Shqiptare të Rafting tregon se sporti përmirëson karakterin, na mëson të luajmë sipas rregullave, të përballojmë fitoret apo humbjet. Rafting është një sport që na bën me të përgjegjshëm për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe në veçanti lumenjve. Rafting zhvillon ndjenjat e miqësie dhe zhvillon frymën e skuadrës duke forcuar rezistencën mendore dhe fizike. Të rinjtë e angazhuar me rafting bëhen më të fortë dhe aktiv, duke shmangur lodhjen, letargjinë dhe duke u larguar nga veset apo zakonet e dëmshme për shëndetin dhe shoqërinë. Albanian Eagle falenderon gjithë mbëshetësit dhe çdo vizitor i cili ka zgjedhur aktivitetin e rafting në Shqipëri, pasi falë kontributit të tyre, u arrit një përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë dhe potencialit të jashtëzakonshëm të vendit tonë për turizmin sportive dhe të aventurës. Në një të ardhme të afërt Shqipëria do të jetë një nga vendet pritëse të një prej garave më të rëndësishme të rafting –kajak në ujërat e rrëmbyer të lumit Vjosa dhe Kanioneve te Osumit.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...