Fokus

Alban Hyseni zë vendin e tretë si kryetari që bëri më së shumti premtime, realizoi vetëm gjysmën

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 30 September 2024

Kryetari i Komunës së Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni zë vendin e dytë në renditjen e kryetarëve që bënë më së shumti premtime gjatë fushatës zgjedhore sa i përket progarmit të tyre për komunat, duke u renditur menjëherë pas kryetarit të Prishtinës dhe kryetarit të Mitrovicës, sa i përket premtimeve.

Ai është përfolur jashtëzakonisht shumë për premtimin e tij për përfundimin e stadiumit të Gjilanit për të cilin kishte kritikuar aq shumë pushtetin paraprak e që ende nuk e ka përfunduar as vetë pavarësisht se gjendet në fund të mandatit.


Dyshime për korrupsion, dhënie të tenderit kompanisë që ofroi cmimin më të shtrenjtë bënë që disa herë tenderi për stadiumin të kthehet në pikën zero e madje tashmë këtë tender pasi dështoi komuna e ka marrë në kompetencë Minstria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Pas dështimit të komunës ministria e Sportit merr përsipër tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit

Ndërsa sipas hulumtimit të fundit të Institutit GAP, Alban Hyseni ka bërë 102 premtime, që zë vendin e dytë menjëherë pas komunë së Prishtinës pra kryeqytetit, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo sipas këtij raporti ai ka realizuar 64 prej këtyre premtimeve ndërsa 18 prej tyre janë vetëm të filluara.

Ndërsa 18 premtime të të parit të Gjilanit janë gjysmë të përmbushura e 22 as nuk i ka filluar ende./Gazeta Infokus/

LEXO EDHE: Skandal: Alban Hyseni i nis kërkesë të çuditshme OSHP-së, këmbëngulë që t’ia jap tenderin e stadiumit kompanisë për dy milionë euro më të shtrenjtë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera