Sport

Alban Hyseni tregon ‘rokadën’ që ia bëri Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 13 April 2018

Gjilani dhe Feronikeli kanë luajtur pa gola në ndeshjen hapëse të xhiros 27 të Vala Superligës.

Për trajnerin gjilanas, Alban Hyseni kjo ishte ndeshja debutuese në krye të shtabit teknik të ekipit.

Pas ndeshjes, ai pohoi se ishte i kënaqur me lojën, por jo edhe me barazimin, teksa tregoi sesi u përqendrua ta ballokojë rivalin në mesfushë.

-Advertisement-

“Jam i kënaqur me lojën, por jo edhe me barazimin. I kërkova tri pikë, por e arritëm një. Patëm momente të mira, por kemi mundur edhe të ndëshkohemi. Mendoj që të dy ekipet patën taktizime shumë, sidomos në mesfushë. Ne kemi punuar shumë në mesfushë. Kemi bërë presionin aty, pastaj shpesh kemi dal përpara me kundërsulme. E vetmja zgjidhje për të luajtur ndaj një kundërshtari si Feronikeli ishte kjo”, deklaroi Hyseni për SuperSport.

Tutje, ai foli edhe për mosefikasitetin e ekipit.

“Kemi pranuar pak gola, por është pak shqetësuese shënimi, por do të punojmë që ta përmirësjmë këtë statistikë”, përfundoi Hyseni.

Gjilani në xhiron e ardhshme do të luajë sërish në shtëpi ndaj kampionit, Trepçës ’89.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera