Ekonomi

Alarmon Zeka, vit i keq për investime në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 18 May 2020

Kreu i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka dhënë një lajm shqetësues për ekonominë e vendit.

Kosova në muajt në vazhdim mund të përballet me rënie të investimeve të huaja për shkak të krizës ekonomike që ka goditur vendin, si rezultat i pandemisë Covid-19.

“Në fund të vitit 2020 do të kemi një bilanc jo të mirë sa i përket investimeve të huja direkte në Kosovë”, ka thënë Zeka në emisionin “Ekonomia në Fokus” të Gazetës inFokus.

-Advertisement-

Madje situata sipas përfaqësuesve të biznesit edhe mund të përkeqësohet për shkak të krizës, nëse institucionet nuk marrin masa më herët p[ër të ndihmuar ekonominë.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se edhe një pjesë e kompanive ekzistuese mund të largohen nga tregu për shkak të krizës që do të vazhdoi.

këtë e ka bërë të ditur ai në përballjen me zëvendësministrin e financave të Kosovës, Agim Krasniqi në emisionin “Ekonomia në Fokus” të Gazetës inFokus.

Aktualisht sipas tyre një nga sektorët më të goditur pritet të jetë patundshëmria.

“Situata pas pandemisë nuk do të jetë shumë optimiste në këtë aspekt pasi njerëzit nuk do të investojnë në patundshmëri. Sektori i hotelierisë dhe sektori i prodhimit janë më trë goditurit nga pandemia”, ka bërë të ditur Arian Zeka, duke spjeguar se i njëjti fat e pret edhe sektorin e shitjes me pakicë.

Përveq kësaj, ai ka treguar se sektori i turizmit është sektori tjetër i goditur tani si rezultat i masave kufizuese bashkë me eksportuesit nga të cilët më të prekurit janë përpunuesit dhe prodhuesit e produkteve të drurit të cilët kanë eksportuar në tregun e bashkimit evropian./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera