Lajme

Alarmon UNICEF: 2/3 e fëmijëve 10 vjeç nuk mund ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 30 September 2022

Fondacioni i Emergjencave për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka reaguar për vonesën e fillimit të vitit shkollor në Kosovë, për shkak të grevës.

Përmes një komunikate për medie, zyra e këtij misioni në Prishtinë, ka vlerësuar se kjo situatë vetëm sa e ka rënduar gjendjen në arsim, pas humbjes së mësimit në kohën e pandemisë.

“Fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë tash e katër javë nuk kanë qasje në arsim. UNICEF-i është thellësisht i shqetësuar me këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor, veçanërisht në kohën kur të gjitha përpjekjet duhet të fokusohen në kompensimin e humbjeve të mësimit për shkak të pandemisë COVID-19”, thuhet në reagimin e UNICEF-it.

-Advertisement-

Po ashtu, vonesa e fillimit të vitit shkollor shkakton pasoja në arritjet mësimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e tyre, alarmon kjo organizatë, përcjell Klankosova.tv.

“Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10 vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve. Ne duhet ta vëmë në plan të parë interesin më të mirë të fëmijëve dhe të sigurohemi që mund t’i kthehen mësimit sa më parë që është e mundur”, përfundon reagimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera