Lajme

Alarmon këshilltari i Zelenskyt: Bota të marrë përgjegjësinë për të ndalur Putinin, ai ka këtë plan

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 04 March 2022

Këshilltar i Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, i ka bërë thirrje edhe një herë partnerëve ndërkombëtarë që të ndalin Rusinë, duke thënë se tashmë është koha që ata të reagojnë.

Podoliak përmes një statusi në Twitter, ka thënë se arsye për këtë reagim është sepse Rusia ka për qëllim ndërtimin e sulmeve raketore dhe ajrore ndaj infrastrukturës civile andaj vetëm nëse partnerët i ndalin qiellin Putinit mund ta ndalojnë atë.

“Logjika e kësaj lufte është ndërtimi i sulmeve raketore dhe ajrore ndaj infrastrukturës civile, qyteteve të mëdha dhe civilëve. Vetëm një “qiell i mbyllur” do të ndalojë ashpër përshkallëzimin. Është koha që partnerët perëndimorë të marrin përgjegjësinë për përfundimin e luftës…”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kujtojmë se në negociatat që filluan të hënën, u raportua se presidenti i Rusisë, është zotuar që nuk do të prekë civilët, mirëpo sipas raportimeve nga Ukraina, ky premtim nuk është duke i mbajtur./Gazeta Infokus/

LAJMI I FUNDIT: Rusia merr kontrollin e centralit bërthamor pas sulmit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera