Lajme

Alarmohet Franca – Bërtet “Allahu Akbar”, autori sulmon 7 persona, mes tyre 3 policë

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 14 September 2017

Një ish-pacient i një spitali psikiatrik në Francë ka sulmuar shtatë persona mes të cilëve edhe tre efektivë policie, duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin francez Toulouse rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, ndërsa autori është një 42 vjecar.

Pas ardhejes së forcave të shumta të policisë, ai është arrestuar, por edhe kur është futur në makinën e policisë, sulmuesi bërtiste në gjuhën arabe “Allahu është i plotfuqishëm”.

-Advertisement-

“Ishim duke biseduar në rrugë kurai filloi të na sulmojë. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën”, ka deklaruar një dëshmitar.

Të lënduarit u dërguan në spital për kujdes mjekësor, ndërsa nuk pati viktima.

Policia franceze tha se autori i dyshuar u lirua nga një spital psikiatrik në muajin prill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera