Lajme

Ismaili e viziton Veselin në Hagë për ditëlindje: Qoftë e fundit, uroj që tjetrën ta festojmë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 31 Maj 2024

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, e ka vizituar në Dhomat e Specializuara në Hagë ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin, me rastin e ditëlindjes së tij.

Ismaili tha se Veselit me rastin e ditëlindjes ia përcolli urimet e qytetarëve të Kosovës, ku sipas tij, Veseli ishte falënderues dhe mirënjohjes ndaj secilit.

“Qoftë kjo vizita ime e fundit tek ti në Hagë me rastin e ditëlindjes. Të radhës, uroj që t’a festojmë bashkë në Kosovë. Urime – Kadri Veseli”, shkroi Ismaili.

-Advertisement-

Veseli po vazhdon të mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë ku mbi, sikur edhe ndaj Thaçit, Selimit e Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy