Sport

Alarmohen Inter, Juventus dhe Arsenal, Sevilla e nxjerr në shitje yllin e saj

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 16 December 2017

Synimi i Interit, Juventusit dhe Arsenalit për afatin kalimtar të janarit, ylli i Sevillës, Steven N’Zonzi, mund të largohet në janar, e ka konfirmuar trajneri i Sevillës, Eduardo Berizzo.
Për mesfushorin Sevilla ka marrë oferta në vlerë prej 30 milionë euro gjatë verës, të cilave lojtari u rezistoi dhe nënshkroi kontratë të re, transmeton Express.

Por, raporti i tij me skuadrën e La Ligës është prishur tani dhe mesfushori është lënë jashtë në disa ndeshjet e fundit.

“Është një çështje që do ta vlerësojmë gjatë pushimit. Është vendim teknik. Do ta vlerësojmë situatën në mënyrë konsensuale për të mirë të skuadrës dhe ekipit”, ka thënë Berizzo.

-Advertisement-

Kjo i ka alarmuar klubet e interesuara për N’Zonzin, përfshirë Interin dhe Juventusin.

Klauzola e lirimit të tij është në vlerë 40 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera