Lajme

Alarmante: Shtohen rastet e dhunës në familje, viktima edhe burrat

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 12 October 2020

Rastet e dhunës në familje janë shtuare së fundmi në Kosovë.

Në raportin ditor, Policia e Kosovës ka njoftuar se vetë m 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Infokus.

Rastet e dhunës në familje janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Klinë, Gjakovë si dhe Rahovec.

-Advertisement-

Ndërsa, viktima të dhunës në familje raportohet të kenë qenë 4 burra dhe 4 gra. Si pasojë e kësaj, Policia njofton se ka arrestuar 5 të dyshuar.

Një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht në Prishtinë nga një grua kosovare.

Një burrë tjetër dhe një grua kanë qenë viktima të dhunës në familje në Gjakovë, pasi kishin pësuar dhunë fizike nga një grua.

Ndërsa, në Gjilan viktimë e dhunës në familje ka qenë një grua. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Me lëndim trupor si pasojë e dhunës në familje ka përfunduar një grua në Ferizaj, e cila raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor.

Për dhunë në familje është raportuar edhe në Klinë, me ç’rast një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas, për çka dhe është iniciuar rasti në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në Rahovec, sipas raportit të Policisë, një grua dhe një burrë janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar. Viktimat thuhet se nuk kanë pranuar tretman mjekësor.

Të gjithë viktimat e dhunës në familje ose çfarëdo lloj dhune tjetër, mund t`i raportojnë këto raste përmes numrave të telefonit 192 dhe 080019999 apo në stacionin më të afërt policor. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera