Alarmante: Për vetëm 5 muaj shifër e lartë e rasteve të lëndimit në shkolla, u konfiskuan 56 armë
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 26 July 2022
Incidentet e mbajtja e armëve të ftohta nga nxënësit në shkolla është shndërruar në një problem serioz në vend. Vetëm në 5 mujorin e parë të vitit 2021 janë regjistruar 66 raste të lëndimit të lehtë trupor në shkolla dhe në afërsi të tyre.
E ajo që mbetet shqetësuese është posedimi i armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta nga nxënësit në shkolla. Sipas të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga policia e Kosovës, nga janari deri në maj të këtij viti në shkolla janë konfiskuar pushkë, pistoleta e thika.
Në këtë periudhë kohore, sipas të dhënave që Infokusi ka marrë nga Policia thuhet se janë identifikuar 8 raste të posedimit të armëve të zjarrit, 48 raste të posedimit të armëve të ftohta dhe 29 raste të dëmtimit të pronës.
Derisa të pyetur se çfarë është duke ndërmarrë policia e Kosovës që të ulet numri i këtyre rasteve nga policia për Infokus kanë thënë se është hartuar dhe është zbatuar Urdhëri Operativ “’Siguria në shkolla & Stop drogave në shkolla” në të cilin parashihen detyra e aktivitete konkrete për zyrtarët policorë të përfshirë në zbatim të këtij urdhri.
“Qëllimet kryesore që policia ka synuar dhe synon t’i arrijë me hartimin dhe zbatimin e këtij urdhri, ndër të tjera janë edhe: krijimi i një klime më të sigurt për nxënësit, personelin arsimor në të gjitha nivelet arsimore, bashkërendimi i aktiviteteve ndër-institucionale, parandalimi dhe zvogëlimi i incidenteve në shkolla dhe objekte e rrethinë afër shkollave.
Po ashtu plani parasheh parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar si dhe marrjen e masave ndaj personave që nuk janë nxënës, e që sillen afër shkollave dhe në hapësira të shkollave”, thuhet në përgjigjen e policisë për Infokus.
Kujtojmë se muajin e kaluar policia e Kosovës pas një aksioni në afërsi dhe në shkollat e Ferizajt kishte konfiskuar një arsenal armësh, ku ndër to përfshiheshin pistoleta, pushkë e thika, shkruan Gazeta Infokus.
Në aksionin e zhvilluar në Ferizaj policia pati konfiskuar pesë pistoleta dhe dy armë të gjata gjysmë automatike.
“Janë konfiskuar: 5 armë zjarri (pistoleta), 2 armë të gjata gjysmë automatike, sasi e municionit, 40 thika, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme, 10 boksa metali të nxënësit e shkollave të mesme, 6 mullinj për bluarje të marihuanës, 4 shufra metali, dhe 1 elektro shok”, thuhej në njoftimin e Policisë. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...