Fokus

ALARMANTE: Për herë të parë qe 48 orë Kosova është pa komandant suprem të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 11 August 2026

Besa Kabashi- Ramaj, Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka ngritur shqetësime lidhur me situatën aktuale institucionale në vend, duke deklaruar se Kosova për herë të parë në historinë e saj ka kaluar 48 orë pa komandant suprem të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus

Në një intervistë për Gazetën Infokus, Kabashi tha se komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës është Presidenti i Republikës, ndërsa sipas saj në rrethanat aktuale vendi ka mbetur pa një ushtrues të detyrës që do të mund të mbulonte këtë përgjegjësi institucionale.

“Është për herë të parë në historinë e Kosovës që po kalohen 48 orë që Kosova nuk ka komandant suprem të Forcave të Armatosura, sepse komandanti suprem i Forcave të Armatosura është Presidenti i Kosovës”, deklaroi Kabashi.

-Advertisement-

Ajo shpjegoi se deri tani ka pasur një ushtrues të detyrës, por situata ka ndryshuar pas betimit të Albulena Haxhiut si deputete.

“Në këtë rast ne kemi pasur ushtrues detyre, por në atë moment që zonja Haxhiu është betuar si deputete, nuk është më ushtruese detyre, sepse nuk po zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, i cili ish dashtë me qenë ushtruesi i detyrës deri t’i kalojnë gjashtë muajt e mandatit të ushtruesit të detyrës”, tha ajo.

Sipas deputetes së PDK-së, kjo situatë ka krijuar një boshllëk institucional në fushën e sigurisë.

Kabashi kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se për shkak të situatës së krijuar institucionale, vendi aktualisht ka mbetur pa një udhëheqje të qartë në aspektin e sigurisë.

“Dhe zoti Kurti aktualisht, në aspektin e Forcave të Sigurisë, në aspektin e sigurisë, e ka lënë shtëpinë pa zot”, deklaroi Kabashi./Gazeta Infokus

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy