Lajme

Alarm në Londër, zjarr i madh pranë aeroportit Heathrow

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 01 August 2022

Një zjarr i madh pranë aeroportit Ndërkombëtar të Heathrow në Londër ka shkaktuar alarm.

Në vendngjarje kanë shkuar më shumë se 100 zjarrfikës me 15 automjete, ndërsa kanë ndërhyrë edhe helikopterë për të shuarflakët.

Sipas mediave britanike, zjarri ka rënë në afërsi të Hatton Road, Feltham.

-Advertisement-

Pamjet nga zona tregojnë tym të dendur ndërsa avioni, siç shihet në videon përkatëse, po i afrohet aeroportit normalisht.

Banorëve të zonës u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të mbyllin dritaret për shkak të tymit të dendur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera