Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima
Autori: Gazeta inFokus
12:54 | 27 August 2026
Greqia po përballet me një rritje shqetësuese të rasteve me virusin e Nilit Perëndimor. Brenda një jave janë regjistruar 75 raste të reja të infektimit të marrë në vend, duke e çuar numrin total të rasteve gjatë sezonit të vitit 2026 në 232.
Nga të infektuarit, 165 kanë zhvilluar simptoma që prekin sistemin nervor qendror, përfshirë encefalitin, meningjitin dhe paralizën akute, ndërsa 67 kanë pasur simptoma më të lehta ose nuk kanë shfaqur simptoma neurologjike. Deri më 26 gusht, janë regjistruar 19 viktima, të gjitha persona mbi 65 vjeç.
Në spitale ndodhen 73 pacientë, 26 prej tyre në kujdes intensiv, ndërsa 124 pacientë janë liruar nga spitali. Rajoni më i prekur është Atika, ku autoritetet kanë raportuar qarkullim veçanërisht të madh të virusit.
Raste janë regjistruar gjithashtu në Thesali, Maqedoninë Qendrore, Peloponez dhe Greqinë Qendrore. Autoritetet kanë përcaktuar edhe disa zona të tjera si me rrezik të lartë dhe paralajmërojnë se mund të diagnostikohen raste të reja si në zonat e prekura, ashtu edhe në zona të tjera.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...

































