Sport

Akuzohet për vjedhje ndaj sulmuesit Benzema, ish-drejtori i ujësjellësit në Kurbin pritet të ekstradohet në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 24 June 2022

Ish drejtori i Ujësjellësi-Kanalizime në Kurbin Alfred Prodani pritet të ekstradohet drejt Spanjës për tu përballur me drejtësinë Spanjolle, i cili akuzohet për vjedhje ndaj sulmuesit Benzema.

Pas përfundimit të afatit të paraburgimit 40 ditor gjykata e Kurbinit ndryshoj masën e sigurisë për Prodanin duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradim drejt Spanjës.

Menjëherë pas arrestimit të tij autoritetet Spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjesh, duke detyruar kështu togat e zeza në Kurbin që ta mbajnë në burg me qëllim ekstradimi.

-Advertisement-

Alfred Prodani u arrestua nga policia e Lezhës ne Maj të këtij viti nën akuzën “Vjedhje me dhune” pasi ishte shpallur në kërkim nga ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera