Fokus

Akuzat për punësime të pandershme nga ish bashkëpartiaku i tij, flet Dugolli i LVV-së: “Thjesht nuk merrem me të”

Autori: Samire Jaha 11:22 | 01 October 2024

Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Naim Qorri, pas dorëheqjes së tij nga ky subjekt politik është shprehur i zhgënjyer me punën e partisë në pushtet.

Madje ai hodhi akuza të rënda për deputetin e VV-së, Enver Dugollin, ku tha se ka “punësuar individë në ndërmarrje publike dhe ministri të ndryshme në mënyrë të pandershme”.

E në lidhje me këtë deputeti Dugolli i është kundërpërgjigjur këtyre deklaratave.

-Advertisement-

Në një prononcim të shkurtër për Infokus deputeti Dugolli tha se ish kryetari Qorri është i pasinqertë.

“Aii po leje ti se ai që s’disa here që po jep dorëheqje, as s’është i sinqertë as s’është i kredibil që me fol për to. Hiq si kundërpërgjigjna se është i pasinqertë është i paskrupullt, thjesht nuk merrem me të(Naim Qorrin)”, ka thënë Dugolli shkurt për Infokus.

Ndërkaq deputeti Dugolli është akuzuar nga ish kryetari i degës në Drenas, Naim Qorri për këto arsye”:

Humbjen e imazhit të degës dhe mbi 70% të anëtarësisë;

Manipulimet me punësime në ndërmarrje publike dhe emërime politike të personave jo meritorë;

Mos trajtimin e kërkesave të kryesisë, që ka sjellë humbjen e dy asamblistëve të votuar në Lëvizje, duke lënë vetëm tre nga pesë që kishim, dhe një prej tyre është gjithashtu në dilemë;

Ndikimin e tyre në pronat publike të Drenasit, që janë dhënë në shfrytëzim tek të afërmit e ish-asamblistit të VV-së, përfshirë Stacionin e Trenit;

Mosfunksionimin e zyrës në Drenas dhe mungesën e aktivitetit koherent”, ka shkruar ai ndër të tjera.”.

Po ashtu dorëheqje nga ky subjekt politik kanë dhënë edhe asamblistë të tjerë duke përfshirë këtu edhe anëtaren Flota Bujupi.

Ajo në një përgjigje shkurt për Infokus deklaroi se pas dorëheqjes së saj do të i bashkangjitet Partisë Demokratike të Kosovës./Gazeta Infokus/

Jep dorëheqje anëtarja e VV-së në Drenas: Vetëvendosja e vërtetë në Drenas është Ramiz Lladrovci

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera