Rozë

Aktorja e ‘O sa mirë’ në lidhje me menaxherin e njohur?

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 11 May 2017

Një ndër aktoret e serialit ‘O sa mire’ e cila bëri bujë ishte Erblina Ajazi. Edhe pse për një kohë të shkurtër, Erblina arriti të kapë vëmendjen e publikut por më shumë për pamjen e saj.

Erblina është një vajzë tërheqëse e cila është edhe mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

Por sipas të gjitha informacioneve, Erblina tashmë është në lidhje dashurie. Është pikërisht Pëllumb Citaku, i cili njihet edhe si menaxheri i këngëtares Dafina Zeqiri e së fundi edhe i grupit KAOS, i cili si duket ka marrë kohën dhe vëmendjen e bukuroshes.

-Advertisement-

Këta të dy madje nuk po ngurrojnë të jenë shumë të afërt me njëri-tjetrin me shkëmbimin e puthjeve dhe përqafimeve edhe në klube të ndryshme të Prishtinës.

Siç duket dyshja tashmë kanë diçka mes tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera