Aktori i ‘O sa mirë’ tregon arsyet pse u bashkua me PDK-në
Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 03 June 2017
Ditë më parë dy aktorët e njohur të serialit ‘O sa mirë’, Ard Islami dhe Fisnik Ademi iu bashkuan PDK-së.
Ndërkaq sot Ardi, njëherësh skenarist i këtij seriali, përmes një statusi të gjatë në Facebook tregoi arsyet e hyrjes në politikë dhe pse zgjodhi PDK-në.
“Nuk them se prezenca ime në politikë do të vrehet menjëherë, sepse, nuk jam profet, e as i përkryer, por, unë Ard Islami do të jem si qukapik thumbues vetëm e vetëm për të mbrojtë çdo vlerë artistike në Kosovën që e du më shumë se Ardin, trust me on that”, shkroi Islami.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kur një studente, soprano, të thotë – ”Ky vend ka shku për lesh”, kur një student, për vite të tëra studioi muzikë klasike duke luajtur veprat e Tchaikovsky-t, dhe kur, ky sutdent përfundon si klarinetist dasmash dhe kjo falë luftës për mbijetetes.
Ose, kur trupa e baletit të Kosovës zhvillon aktivitetet në një ambient i cili nuk i plotëson kushtet as për shfaqjet e teatrit (Pa siguri ndaj personelit, pa dush kabina, pa grimore, pa garderobë etj)
Dhe kur një aktor i Teatrit Kombëtar të Kosovës nis punën (provat) nga ora dhjetë (10:00) dhe prova përfundon në oren njëmbëdhjetë (23:00) dhe pikërisht, këta aktorë paguhen ose vlerësohen si shërbyes civil… kjo ma fut frikën.
Kur një e re vie në Prishtinë dhe regjistrohet në Akademinë e Arteve, për tu kthyer më pas në vendlindje, duke mos i dhënë asnjë rast; as pesë minutëshin e jetës së saj.
Kur Filharmonia e Kosovës mezi ia del t’plotësojë numrin e instrumentistëve (Shpesh herë marrin të jashtëm, nga Maqedonia, Shqipëria etj)
Shembull, ka shumë instrumente të cilat nuk ke mundësi ti studiosh në Kosovë. – E frikshme për një vend që pretendon të krenohet me vlerat e veta!
Ose, kur një i ri përfundon shkollimin dhe kthehet në vendlindje për tu shëndrruar në një bombë pasive dhe pse jo ta përqafojë depresionin dhe kjo për faktin që nuk ka një plan për studentët, dhe kur në kryeqytetin e Kosovës nuk ndodh asgjë atraktive (artistike), ose, ato pak festivale që i kemi, mezi ia dalin të mbijetojnë… të gjitha këto, na çojnë drejtë Turbofolkut, i cili tani më është prezent edhe në institucionet më të larta.
Unë jam për:
Tu jepet një shans, të trajtohet çdo njëri, të respektohet statusi i çdo artisti në Kosovë, të vlerësohet filmi; kameramani, montazhieri, tonisti dhe çdo kush që jep një kontribut sa do i vogël qoftë ai.
Unë njohë shume muzikantë të shklqyer të cilet ikën nga muzika klasike për shkak se në vendin tonë nuk ndodh asgjë që krenarinë e tyre ta kthejë në shpërblim.
Unë jam pro Teatrit Kombëtar, vetëm atëherë kur ky teatër u jep një shans të gjithëve (Artistëve vendor)
Unë dua që qyteti i Prishtinës të ketë një fetival muzike (Festival serioz) dhe besoj që është shumë e lehtë për tu realizuar një gjë e tillë, vetëm duhet ta duash.
Gjithëmonë e kam ëndërruar një Jazz festival në vendin tonë.
Një rock festival e kemi ”Rock për Rock” dhe për të dinë vetëm ata që e dëgjojnë këtë muzikë dhe pikërisht ky festival mbijeton falë vullnetit të mirë të organizatorëve.
Duhet të respektohen shoqatat dhe çdo profesion (Artistik) duhet të ketë shoqatën e vet.
Dua të rishqyrtohet ligji mbi kinematografinë e Kosovës, ligji mbi teatrin, Filharmoninë.
Teatri Dodona është teatri i vetëm i qytetit të Prishtinës (Që menaxhohet nga buxheti i vendit). Sot, ky teatër m’duket si… mendojeni, kujtojeni vetë! Asgjë nuk ndodh aty, përderisa unë e shohë si një lokomotivë të afirmimit, kreacionit dhe të hyrave! Vetëm duhet t’kemi ide dhe idetë nuk shfaqen nëse nuk ke interes! Përfundova studimet në regjinë filmike dhe për momentin punoj në KEDS – E frikshme! E frikshme sepse, kur krenaria largohet, nga ti largohet dhe shpirti yt!
Këto janë arsyet pse u futa në politikë. Nuk them se prezenca ime në politikë do të vrehet menjëherë, sepse, nuk jam profet, e as i përkryer, por, unë Ard Islami do të jem si qukapik thumbues vetëm e vetëm për të mbrojtë çdo vlerë artistike në Kosovën që e du më shumë se Ardin, trust me on that!
Unë besoj se Arti i jep karakter një shteti, Arti shuan luftëra, Arti është dashuri, Arti nuk është molotovi më i frikshëm për të gjithë ata që nuk pajtohen me këtë ide!
Këto janë disa nga arsyet që më bënë të futem në politikë, të cilën nuk e njoh aspak. Por, di vetëm një gjë ”Nëse fjala ime ka pak peshë, artistë, do t’më doni”
Nëse nuhas që prezenca ime në politikë është numër, Ardi i kthehet jetës t’tij t’bukur te gruaja ime dhe djali im, që m’japin jetë, e pa t’cilët nuk do t’kisha kuptim!
Pse PDK?
Sepse është e thjesht! Shumë madje! Nga të gjithë politikanët me të cilët kam pasur rastin të flas dhe të njihem, Z. Veseli ishte politikani i vetëm deri sot, që sipas mendimit tim di të degjojë, di të interesohet dhe e di rëndësinë dhe peshën e artit, ose, thënë subjektin që udhëheq ai, KRYNË PUNË!
Edhe më e thjeshtë është kur thua kështu : Cila parti ka bërë ndryshime në Kosovë? Falë cilit subjekt jemi këtu ku jemi? Në jemi dëshmitar të tre kohëve:
Para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Unë vertet besoj se subjekti i PDK-së ka përvojën e duhur për ti çuar gjërat përpara!
Pse tash ?
Ka disa vite që disa individë të subjekteve politike më janë ”afruar”, madje, për ta çuar turpin deri në fund, disa nga këto subjekte më kanë afruar edhe ”CASH”, disa të tjerë pozita (Në rast se e marim pushtetin). Ardi nuk është njeri i posteve, sepse, e nuk e përballon banalitetin e militantëve të cilët flasin në emër të ”bossa-ve” të tyre, e që duan të të marrin qeverinë më shumë për hakmarrje, sesa për faktin që kanë ide, vizion, topa ta çojnë Artin përpara!
U futa në politikë spese, ka shumë pak kohë që u futa në Teatrin Kombëtar si pjesë e trupës së ansamblit dhe atë çfarë kam parë është : aktorët mashtrohen nga iniciativa të vdekura të ministrave, iniciativa që vdesin në mes të rruges…
Unë vertet mendoj se në çdo subjekt politik duhet të ketë sa më shumë artistë, vetëm për faktin që t’flitet dhe të mbrohen vlerat tona!
Të tjera
-
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë ...
-
Ish-ministrat Shala e Krasniqi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion
Dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi, ...
-
Skandaloze: Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen të hyjë në shkollë për shkak të veshjes kombëtare
Erdhi në shkollë për të vijuar mësimin sikurse çdo ditë tjetër. Mirëpo, të...
-
Shërohet trevjeçarja nga Prishtina e cila ishte diagnostikuar me tumor
Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht. Ajo qëndroi për trajt...
-
Abdixhiku takon ambasadorin Sprecher, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvillua...
-
Qeveria australiane miraton projektligjin, fëmijëve u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale
Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do t...
-
“Dita e Forcës”, me fotografi të Adem Jasharit e me uniformë të UÇK-së, pamje të mrekullueshme të fëmijëve në kazermën e FSK-së në Prishtinë
Në ditën e forcës kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë ka hapur dyert për qyte...
-
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushtarak e operacional
Dëshmitari Halil Çadraku tha në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkri...
-
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacio...
-
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Shqipëria ka të gjithë shanset për të plotësuar në kohë detyrat e kërkuara ng...
-
Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit
Arben Krasniqi është emëruar sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministri...
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Evropian, mandati 5-vjeçar me në krye Ursula von der Leyen nis më 1 dhjetor
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e r...