Lajme

Aktori Krasniqi për anulimin e konkursit në Teatrin Kombëtar: Do t’i shkojmë deri në fund

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 27 December 2024

Aktori kosovar, Valmir Krasniqi, ka reaguar pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ka anuluar konkursin për “aktor/e në Teatrin Kombëtar të Kosovës”.

Sipas Krasniqit, anulimi i këtij konkursi është bërë në mënyrë skandaloze, teksa tha se ai vet i ka plotësuar kriteret dhe detyrat që vet Teatri në bashkëpunim me MKRS-në i vendosën.

“Juria me vlerësoi, më mjaftuan 30 minuta që ti tregoj disa prej aftësive të mija, që dëshmojnë për përgatitjen time profesionale”.

-Advertisement-

“Vet MKRS-ë e shpalli listën e kandidatëve të suksesshëm, vet MKRS-ë shpalli të pavlefshme ankesat e kandidatëve të pa pranuar dhe pastaj pa dhënë asnjë arsyetim, e anuloj konkursin të cilin vet e mbikëqyri. E anuloj konkursin duke mos e lajmëru madje as Teatrin Kombëtar zyrtarisht për këtë vendim, të cilit ligjërisht duhej ti dërgohet vendimi”, tha Krasniqi.

Krasniqi tutje tha se ai u zgjodh në mënyrë anonime si kandidat të suksesshëm, bashkë me aktorët Edlir Gashin, Qëndresa Jasharin dhe Donika Ahmetin, me të cilët tha se pas anulimit të konkursit “do t’i  shkojmë deri në fund”.

“Ata në mënyrë unanime më zgjodhën, më shpallën kandidat të suksesshëm. Zgjodhën po ashtu Edlir Gashin, Qendresa Jasharin dhe Donike Ahmetin, të cilët pa asnjë dyshim, janë aktorë të mrekullueshëm dhe po ashtu të dëshmuar”

“Pra anulojeni padrejtësisht audicionin, pa i dhënë llogari askujt, pa konsideratë për imazhin tim apo të kolegëve të mi, pa konsideratë për shqetësimin që më keni kriju mua dhe familjes sime, por asaj që na takon, do ti shkojmë deri në fund”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera