Aktivistët e shoqërisë civile aksion para selive të partive politike, kërkojnë diskurs politik gjithëpërfshirës
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 13 December 2024
Aktivistët e shoqërisë civile, në ditën e fundit të Javës së të Drejtave të Njeriut nën organizmin e organizatës, Youth Initiative for Human Rights Kosovo, kanë zhvilluar aksion nëpër selit e partive politike.
Ata para selive të partive politike kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimet “Të lirë nga Femicidi”, “Të lirë nga diskriminimi”, “Të lirë nga dhuna”, duke kërkuar që diskursi politik të jetë gjithëpërfshirës, respektues dhe i mbështetur mbi parimet e të drejtave të njeriut.
Aksioni ka filluar nga selia e VV-së me pankartat që kanë përcjellë mesazhet e kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Rina Kadiri nga YIHRK- ka thënë se diskursi politik duhet të jetë gjithëpërfshirës, respektues dhe i mbështetur mbi parimet e të drejtave të njeriut.
“Sot, në ditën e fundit të Javës së të Drejtave të Njeriut, YIHR po zhvillon një aksion simbolik pranë selive të partive politike, për të përcjellë një mesazh të qartë dhe të patjetërsueshëm, gjatë kësaj periudhe zgjedhore të ngjeshur me premtime e zotime, individësh e subjektesh politike, ne kërkojmë që diskursi politik të jetë gjithëpërfshirës, respektues dhe i mbështetur mbi parimet e të drejtave të njeriut”, tha ajo.
Kadiri theksoi se programet e partive politike duhet të reflektojnë një përkushtim të sinqertë ndaj të drejtave të njeriut, barazisë dhe dinjitetit të çdo individi
“Në kuadër të këtij aksioni, po vizitojmë selitë e partive politike që garojnë në këto zgjedhje për të kërkuar që fushatat dhe programet e tyre politike të reflektojnë një përkushtim të sinqertë ndaj të drejtave të njeriut, barazisë dhe dinjitetit të çdo individi”, theksoi Kadiri.
Ajo ka kërkuar përgjegjësi nga përfaqësesit politikë për të ngritur një standard të ri për fushatat zgjedhore dhe politike bërjen.
“Ky aksion e tejkalon idenë e një thirrje për përgjegjësi ndaj aktorëve politikë, kjo është një përpjekje për të ngritur një standard të ri për fushatat zgjedhore dhe politike bërjen, një standard i tillë që i vendos në qendër njerëzit, shtynë përpara drejtësinë dhe promovon unitetin. Kërkojmë një vizion politik që ndërton një shoqëri ku të gjithë ndihen të parë, të vlerësuar dhe të respektuar, ekonomik. Pavarësisht prejardhjes, përkatësisë etnike, gjinisë, orientimit seksual apo statusit social. “Ftojmë të gjitha partitë politike dhe kandidatët për deputetë që të reflektojnë thellë mbi rolin e tyre në këtë proces. Mesazhi ynë është i qartë se Kosova ka nevojë për liderë politikë që marrin përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme të bazuar mbi të drejtat e njeriut, që luftojnë diskriminimin dhe pabarazinë dhe që garantojnë një shoqëri ku çdo qytetar ndihet i përfaqësuar dhe me dinjitet. Ne sot nuk kërkojmë vetëm fjalë; ne kërkojmë veprime konkrete që i japin jetë parimeve të lirisë, drejtësisë dhe barazisë për të gjithë. Në këtë ditë të fundit të Javës së të Drejtave të Njeriut, po e mbyllim këtë kapitull me një thirrje të fuqishme: është koha për një politikë që fuqizon njerëzit dhe respekton dinjitetin e tyre, ne kërkojmë liri, për ne liri do të thotë, fund dhunës, fund femicidit, fund diskriminimit, fund lgbtqi+fobisë.” , tha ajo.
Të tjera
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...
-
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, deklarohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së s...
-
Prizren, babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë...
-
Vajza rrạh nënën e saj në Pejë
Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është s...