Lajme

Aktakuzë ndaj të pandehurit për dhünimin e 18-vjeçares me aftësi të kufizuara mendore

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 28 May 2024

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër XH. D, për dhunim seksual ndaj një vajze e cila ishte me aftësi të kufizuara mendore.

Sipas prokurorisë Xh.D, i cili ndodhet në paraburgim kishte detyruar 18- vjeçare të kryejë akt seksual pa dëshirën e saj më 1- 2 të këtij viti në një motel në Ferizaj.

Prokuroria ka dhënë detaj se si i akuzuari e kishte bindur të dëmtuarën të takohet më të.

-Advertisement-

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga data 01 e deri më 02 Maj të vitit 2024, në një motel në Ferizaj, i pandehuri Xh.D., me dashje e detyron të dëmtuarën- si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore, që e njëjta të kryej akt seksual pa pëlqim, në atë mënyrë që fillimisht e josh të dëmtuarën përmes rrjetit social “Facebook”që të takohen, ku e dëmtuara i bindet të pandehurit dhe i njëjti e hyp në veturë dhe duke e parë dhe qenë i vetëdijshëm për gjendjen e saj psikike, me të njëjtën veturë e dërgon të dëmtuarën në motel në Ferizaj dhe gjatë kësaj kohe e detyron të dëmtuarën që të kryej akt seksual disa herë dhe ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe në fund, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marr dhe e lë në rrugë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera