Aktakuzë ndaj Butës si i dyshuar për shitblerje të narkotikëve e armëmbajtje pa leje, rep-artisti gjendet në paraburgim
Autori: Gazeta inFokus
15:54 | 23 September 2025
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj rep-artistit Betim Januzi i njohur si Buta, duke e ngarkuar për shitblerje të narkotikëve dhe armëmabtje pa leje. Reperi ishte ndaluar më 11 shtator dhe tani gjendet nën masën e paraburgimit.
Fillimisht, lajmin se Buta gjendet nën masën e paraburgimit e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Burim Çerkini, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
“Ai është në paraburgim moti qe një javë e më shumë”, ka thënë Çerkini.
Ndërsa, në një përgjigje me shkrim Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë treguar se më 12 shtator kanë kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
“Duke iu referuar kërkesës suaj për informacion, ju njoftojmë se më 11 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar i dyshuari B.J., në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sanksionuar me nenin 366 paragrafi 1 të KPRK-së. Prokurori i Shtetit, ndaj të pandehurit B.J., me datë 12 shtator 2025, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të arsyeshëm të veprave penale të lartëcekura”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Ndërkaq, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha konfirmoi se Januzi gjendet nën masën e paraburgimit, masë kjo e cila i është caktuar deri më 10 tetor.
Hoxha bëri të ditur se tashmë ndaj Butës është ngritur aktakuzë, ndërsa seanca fillestare është caktuar për 1 tetor 2025.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 11 shtator 2025 rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, Betim Januzi “Buta” ka mbajtur në posedim pa autorizim substancë narkotike të dyshuar si kokainë dhe marihuanë, me qëllim shitjeje apo shpërndarje.
“Policia gjatë një kontrolli rutinë ka ndaluar veturën e tipit BMW, të cilin e voziste i pandehuri dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.30 gr, në çantën e dorës së të dyshuarit janë gjetur edhe 3 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme 1.32 gr dhe një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.46 gr, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të pandehurit janë gjetur edhe 2 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.62 gr, të cilat janë sekuestruar nga polica, me këtë do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë kur kërkoi caktimin e paraburgimit.
Sipas Prokurorisë, Butës gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri, ndërkaq në banesë iu gjet edhe municion.
“Ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë ka mbajtur në posedim pa autorizim, në kundërshtim me ligjin për armët , në atë mënyrë që policia gjatë një kontrolli rutinë ka ndaluar veturën e tipit BMW dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një armë zjarri e tipit pistoletë, me një karikator dhe 16 fishek të tipit luger 9×9 mm, kurse, me rastin e kontorollit në banesën e tij janë gjetur edhe 26 fishek të tipit luger me kalibër 9×9 mm të cilat janë sekuestruar nga policia”, njoftoi Prokuroria.
Naim Ferati, avokat i Butës, ka thënë se nuk mund të prononcohet për media.
“Nuk mund të konfirmojmë asgjë, nuk kemi autorizim për me u prononcu për media për këtë rast”, ka thënë Ferati për “Betimi për Drejtësi”. /BetimipërDrejtësi

T� tjera
-
Alba Pollozhani i reagon Arlindës, ajo e refuzon
Arlinda para disa ditëve kishte folur për një film që planifikonte ta bënte s...
-
Parashikimi i motit për të martën, në zonat malore priten reshje të dendura bore
Të martën parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht do...
-
Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm, mbështesin xhihadistët
Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të ndërmjetme të së martës, Donal...
-
Reforma mjedisore, Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë sipas standardeve të BE-së
Ministria përgjegjëse për Mjedisin ka përgatitur projektvendimin “Për baterit...
-
Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policin...
-
Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm masiv ditën e zgjedhjeve në SHBA, kërkon presion maksimal ndaj Moskës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një sulm të ri ...
-
Veliaj tha se iu kërkua t’ia delegonte Bashkinë, reagon Arbër Hajdari: Nuk kam lidhje me këtë histori
Arbër Hajdari ka reaguar pas pretendimeve të Erion Veliajt se i ishte kërkuar...
-
Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit
Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merr...
-
Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes
Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kry...
-
Përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik në qendër të Prishtinës
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur para rreth një ore në qend...
-
Halilaj: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh është shifër mashtruese, kjo qeveri po e zbraz Kosovën
Durim Halilaj, drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës dhe anëtar i Kryesis...
-
Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për r...

































