Aktakuzë ndaj 12 personave, dyshohet se pastronin para duke e deklaruar ujin si naftë, dëmi 4.6 milionë
Autori: Gazeta inFokus
12:49 | 20 Tetor 2026
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave me vepra penale që lidhen me një skemë mashtrimi me derivatet e naftës nën dyshimet se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej 4 milionë e 637 mijë e 893 eurosh.
Ata dyshohen për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Falsifikimi i parasë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shpëlarja e parave”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit F.M., F.M., K.V., F.V., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., G.Q. dhe S.M. kanë vepruar në bashkëpunim gjatë periudhës nga janari i vitit 2021 deri në dhjetor të vitit 2025, përmes një skeme mashtrimi që përfshinte importimin e derivateve të naftës, përdorimin e autoboteve të modifikuara, faturimin e transaksioneve të dyshuara fiktive, si dhe deklarimin e pasaktë të qarkullimit dhe të detyrimeve tatimore, duke i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej 4,637,893.69 eurosh.
Sipas aktakuzës, F.M dhe F.M, ku i pandehuri F.M është kujdesur për krijimin e një rrjeti bashkëpunëtorësh brenda territorit të Kosovës dhe me shtetas shqiptarë, duke blerë derivatet e naftës nga “G.O.G.” SH.A, në Shqipëri, me qëllim importimin e tyre në Kosovë, ku gjatë rrugës drejt Kosovës, mjetet transportuese, në shumicën e rasteve, dyshohet se janë zëvendësuar me mjete të tjera të modifikuara, të cilat mbusheshin me ujë deri në 90 për qind të kapacitetit të tyre. Pjesa e derivateve të naftës, ndërkohë, mbetej për t’u shitur në territorin e Shqipërisë.
Të pandehurit F.K dhe K. V., sipas aktakuzës, kanë bashkëpunuar në skemën e importimit dhe deklarimit të derivateve të naftës, përfshirë deklarimin e sasive të ujit si naftë dhe lëshimin e faturave për mallra që pretendohet se nuk kanë ekzistuar dhe shmangies nga tatimi përmes bizneseve “E. P.” SH.P.K. dhe “K. O.” SH.P.K.
Ndërkaq, S. K. dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë përmes biznesit “E. P.” SH.P.K., duke siguruar, lëshuar dhe pranuar fatura të dyshuara fiktive për blerjen dhe shitjen e derivateve të naftës, me qëllim të zvogëlimit të detyrimeve tatimore.
Sipas aktakuzës, N. B. dyshohet se, përmes biznesit “S.” SH.P.K., ka siguruar dhe lëshuar fatura për transaksione të dyshuara fiktive, si dhe ka deklaruar blerje të derivateve të naftës që pretendohet se nuk kanë ekzistuar.
D. M., sipas aktakuzës, dyshohet se ka bashkëpunuar në skemën e importimit dhe tregtimit të derivateve të naftës përmes bizneseve “V. P.” SH.P.K. dhe “VEDV. G.” SH.P.K. Të pandehurit, pas shkarkimit të derivateve të naftës, mjetet transportuese i dyshohet se i kanë mbushuar me ujë dhe i kanë shkarkaur në lokacione të ndryshme në Kosovë.
Sipas aktakuzës, A. M. ka bashkëpunuar me të pandehurit e tjerë përmes biznesit “C. O.” SH.P.K., duke siguruar ose pranuar fatura të dyshuara fiktive për shitblerjen e derivateve të naftës.
S. M. dyshohet se ka mbajtur në emër të tij pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat, sipas Prokurorisë, janë përdorur ose financuar nga persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.
M. M., sipas aktakuzës, dyshohet se ka pasur rol në organizimin dhe mbikëqyrjen e transportimit të derivateve të naftës, përfshirë dërgimin e autoboteve për modifikim në një punëtori në Han të Elezit.
N. M. dyshohet se ka marrë pjesë në transportimin e këtyre ngarkesave drejt pikës kufitare të Vërmicës, me qëllim të shmangies së kontrolleve doganore dhe përfitimit material.
Ndërkaq, G. Q. akuzohet se ka kryer modifikime teknike në autobote, duke ndërhyrë në ndarjet e brendshme, tubacionet dhe kolektorët, si dhe duke mbyllur ose ndryshuar disa nga daljet origjinale.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































