Lajme

Aktakuza për veteranët, shumë shpejt në gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 22 October 2018

Lumezi thotë se aktakuza po rishqyrtohet. Pas pak ditësh i dërgohet gjykatës.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka folur pwr herw tw parw lidhur me kthimin prapa të aktakuzës për “veteranët mashtrues”.

Në një bisedë për T7, Lumezi ka thënë se kthimi prapa i aktakuzës në Prokurori nuk është bërë me qëllim të zvarritjes së procesit.

-Advertisement-

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka kthyer mbrapa aktakuzën e Prokurorisë për “Veteranët mashtrues” me arsyen se ajo nuk është e kompletuar.

E njëra ndër vërejtjet që kanë pranuar Prokuroria është edhe baza ligjore për ndalimin e pensioneve për veteranët.

Kryeprokurori i Shtetit thotë se këto do të plotësohen dhe aktakuza do të ridërgohet në Gjykatë.

Aktakuza për veteranët mashtrues, sipas Lumezit do të ridërgohet në Gjykatë brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

Gjykata Themelore e Prishtinës më 10 tetor ia kishte kthyer Prokurorisë aktakuzën për mashtrim me listat e veteranëve, me të cilën akuzoheshin 12 anëtarët e komisionit për verifikim të veteranëve. Ndër të cilët edhe Agim Çeku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera