Lajme

Aksioni kundër fajdesë: Gjatë ikjes, i dyshuari godet me veturë një polic dhe një 17-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 18 August 2026

Pas një hetimi të zhvilluar përmes aplikimit të masave të fshehta të hetimit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, kanë zhvilluar një operacion policor.

Gjatë realizimit të operacionit janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se gjatë tentimit për arrestimin e njërit prej të dyshuarve, ai dyshohet se nuk është ndalur me automjet dhe gjatë ikjes ka goditur një 17-vjeçare, si dhe një zyrtar policor – hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë të cilët sipas vlerësimit të mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetë .

-Advertisement-

Gjatë tentimit për arrestimin e njërit prej të dyshuarve, i dyshuari nuk është ndalur me automjet dhe ka vazhduar ikjen. Gjatë ikjes, i njëjti ka goditur një këmbësore, femër, 17-vjeçare, e cila, sipas vlerësimit të mjekëve, ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë. Po gjatë ikjes, i dyshuari ka goditur edhe një zyrtar policor – hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, i njëjti është ndaluar dhe arrestuar” ka thënë Bytyqi .
Gjatë arrestimit të të dyshuarit kryesor janë gjetur dhe sekuestruar edhe para që dyshohet se janë përdorur për qëllime të simulimit.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe rrethanave të tjera të ndërlidhura.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy