Aksioni “Brezovica”, sekuestrimi i vilave vazhdon edhe sot
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/auto_Rasti-Brezovica1-1024x4981665489635-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
07:58 | 12 October 2022
53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar në Brezovicë nga rreth 100 sa janë gjithsej të ndërtuara në zonën e parë të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.
Ky park është i ndarë në tri zona dhe sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në zonën e parë dhe të dytë nuk lejohet fare ndërtimi kurse në atë të tretë, vetëm me leje të veçantë e cila nuk guxon në asnjë mënyrë të jetë në kundërshtim me ambientin.
Rasim Maloku, prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, deklaroi se operacioni i sotëm “Brezovica” është vazhdimësi e operacionit të ndërmarrë muaj më parë.
“53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar, kurse operacioni vazhdon edhe në ditën e mërkure nëse premtojnë kushtet atmosferike”, tha Maloku për RTK-në.
Ai sqaroi se zona është nën kontroll dhe tanimë janë ndërprerë të gjitha punimet.
Prokurori u shpreh se zyrtarët që ishin përgjegjës për lëshim të lejeve për ndërtim dhe zyrtarët përgjegjës për zbatim, e që janë ata të Drejtorisë së Urbanizimit në komunën e Shtërpcës, që është dashur ta mbikëqyrin gjendjen si edhe inspektorati i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk e kanë kryer punën e tyre.
“Situata ka ardhur deri në këtë nivel për shkak të neglizhencës dhe është dashur të ndërhyjë prokuroria ngaqë janë kryer keqpërdorime të jashtëzakonshme”, tha Maloku.
“Dukuria e keqpërdorimit në këtë zonë ka filluar që nga vitet 2013-2014, por Policia e Krimeve Ekonomike është aktivizuar kurse ndalimet e punimeve janë bërë në vitin 2016, kur edhe kanë vendosur shirita për ndalim punimesh, përkatësisht edhe inspektorati i Ministrisë së Mjedisit”, tha ai, duke shtuar se “çështja ka ngelur në vend”.
Ai tha se është dashur të intervenojë prokuroria në vitin 2019.
“Por, sërish Inspektorati i Ministrisë i ka anuluar aktvendimet për ndërprerje të punimeve dhe kështu është dashur që komplet rastin ta marrë në duar prokuroria”.
Çështja e mbikëqyrjes së ndërtimeve, sipas prokurorit Maloku është punë e inspektorëve të nivelit komunal e qendror.
“Paralajmërimet për mos ndërtime nga ana e tyre kanë qenë shumë formale, por veprime efektive për ndërprerje të ndërtimeve nuk janë bërë asnjëherë”.
Prokuroria deklaroi se pikërisht për mos veprim të tyre inspektorëve, kanë filluar hetimet si ndaj komunës së Shtërpcës dhe atyre të Ministrisë së Ambientit.
“Në rastin Brezovicës, nën hetime i kemi 17 persona, ndaj 11 personave është ngritur aktakuzë në vitin 2020 për degradim ambienti. 18 janë në paraburgim, 3 janë në arrest shtëpiak e të tjerët janë nën masa më të buta sepse kanë bashkëpunuar me prokurorinë”.
Ai tha se hetimet do të vazhdojnë, pavarësisht nivelit të personave.
“Të gjithë do të dalin para gjykatës”, tha prokurori Maloku.
“Parku kombëtar ndahet në tri zona. Në dy të parat ndalohet rreptësisht ndërtimi. Por në këtë zonë për shkak të akteve korruptimeve dhe mos mbikëqyrjes nga inspektorati i Ministrisë së Ambientit, janë kryer rreth 100 ndërtime, përfshirë edhe një motel, e që është dashur të ndalohen dhe të sekuestrohen”.
Prokurori Maloku u shpreh se do të vazhdohet me sekuestrime në zonën e dytë e pastaj në zonën e tretë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/436678866_1174415503561398_3885675707869739924_n.png)
Të tjera
-
Tërnava uron myslimanët për festën e Kurban Bajramit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka dhën...
-
Rama has në Xhavit Halitin derisa promovon një biznes, me shaka e quan “kriminel lufte që s’është kapur akoma”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njihet për humorin dhe sjelljet e tij në...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, Muhamet Beqirit
Sot do të varroset në fshatin Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt, nënoficeri i...
-
“Ne jemi një”, Duka: Grupi forca jonë, Shqipëria gati për Europianin
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta d...
-
Plani i paqes i Putinit ‘jo serioz’, thotë Scholz përpara samitit të Ukrainës në Zvicër
Udhëheqësit e G7-ës nuk diskutuan propozimet e Vladimir Putin për paqen në Uk...
-
“Agim, ti më mungon në këto momente”, në ditën e çlirimit të Gjilanit Shukrie Ramadani kujton bashkëshortin e saj
Janë bërë 25 vite kur vendi ynë i dha fund ëndrrës për liri. E gjatë luftës n...
-
Kurti pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, bisedohet për avancimin e Kosovës në këtë organizatë
Bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Forumit Ekonom...
-
“Në një pusetë kanalizimi e një shtëpi të pabanuar” – Këto ishin lokacionet ku u gjet armatimi në veri
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me armatimin që u gjet dje në veri, ...
-
Afro 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës për 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 915 gjoba trafik...
-
Kurti merr pjesë në përurimin e Shtegut të Lirisë “Pashtriku”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e Shtegut të Lir...
-
Stoltenberg: Rusia ka rritur armiqësinë ndaj anëtarëve të NATO-s
Pas një samiti dy-ditor të sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NA...
-
Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi ditën e çlirimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ...