Lajme

Aksion në Kaçanik: 41 bimë kan*abisi dhe marih*uanë, prangoset i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 21 Tetor 2026

Një person është arrestuar në fshatrat Doganaj dhe Vatë të Kaçanikut, nën dyshimin për shitje dhe kultivim të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në automjet, shtëpi dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, policia ka konfiskuar 16.7 gramë marihuanë dhe 41 bimë kanabisi, me peshë të përgjithshme prej 2 kilogramësh e 112.3 gramësh. Po ashtu, janë sekuestruar një palë gërshërë dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.

-Advertisement-

Policia përmes raportit 24 orësh bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur më të martën, rreth orës 20:30.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy