Lajme

Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 29 March 2024

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, dje ka arrestuar personat e dyshuar K.B., dhe E.Sh për kryerje të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Pas zhvillimit të urdhër – kontrollit në shtëpitë dhe pjesët përcjellëse të tyre, pronë e të dyshuarve, K.B., E.Sh., dhe S.F., në shtëpinë e të dyshuarit E.Sh., policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të narkotikëve të llojit Kokainë me peshë rreth 500 gr. Ndërsa në lokalin e të pandehurit K.B., është gjetur dhe sekuestruar një (1) pistoletë e llojit TT dhe rreth pesëdhjetë (50) fishekë”.

“Me urdhër të prokurorit personat e dyshuar K.B., E.Sh., gjenden në ndalim 48 orësh, ndërsa i dyshuari S.F., gjendet në arrati”, ka njoftuar Prokuroria.

-Advertisement-

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit ndaj të dyshuarve K.B. dhe E.Sh., do të parashtrojë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Ndërsa, thuhet se për të dyshuarin S.F., prokuroria në bashkëpunim me policinë, janë duke kryer hetime intensive për kapjen e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera