Lajme

Aksidentohet një kombi-bus me nxënës në Gurrakoc të Istogut, lëndohen 14 persona

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 23 November 2023

Një kombi-bus me nxënës është aksidentuar me një veturë këtë të enjte në magjistralen Pejë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Gurrakoc, ku kanë mbetur të lënduar 14 persona.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se mes të lënduar janë 12 nxënës, ndërsa dy të tjerë janë shoferë.

“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Më të marrë lajmin policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një kombi-bus me nxënës”.

-Advertisement-

“E nga ky aksident policia njofton se janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Ai tutje ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog dhe me udhëzimin e mjekut janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës.

“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë lënduar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, ka njoftuar Gashi.

Ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit, njëri nga vozitësit është shoqëruar në njësitin e hetuesisë për aksidente që të japë intervistën si i dyshuar për shkaktimin e aksidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera